Ndërron jetë në moshë të re reperi i njohur shqiptar

5 December 2022, 22:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndërron jetë në moshë të re reperi i njohur shqiptar
Ilustrim

Ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare reperi i njohur nga Kosova, Arlind Gjikolli – Gjikla.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale. Mësohet se ai vuante një sëmundje, me të cilën u përballë kohëve të fundit.

Ish-anëtari i grupit WNC nga Peja, viteve të fundit ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit Operacional në gazetën ‘Telegrafi’.

Kujtojmë se njëra prej këngëve më të pëlqyera  të tij për publikun është “Çka kom pas”.


Video