Melisa nuk e fsheh më lidhjen e re, tregon djalin që i ka vjedhur zemrën

6 Dhjetor 2022, 11:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lulet që i erdhën një javë më parë në Dance Albania kanë ngritur shumë pyetje, se kush është djali që e ka bërë për vete Melisën. Këtë të hënë, ajo zbuloi më shumë rreth tij, ndërsa tha se ajo që vlerëson më shumë tek ai është fakti është i pjekur dhe që e mbështet.

"…Janë sulur të gjithë, kush është, pse është, si është, çfarë është, sa ke, sa s’ke, duroni! Jo nuk është bjond, është diçka e mesme. Pak më i gjatë si unë, nuk kemi shumë diferencë në moshë. Thjeshtë është i pjekur, kaq më mjafton mua, më shumë se mosha. Ka qenë njëherë në publik, por askush nuk e dinte, madje as unë vetë nuk e dija. Më mbështet”, tha Melisa.

 

Video