Ndërron jetë në moshën 71- vjeçare aktorja e njohur, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

6 Dhjetor 2022, 09:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aktorja e njohur Kirstie Alley ka ndërruar jetë në moshën 71- vjeçare.

Fëmijët e saj William “True” Stevenson, dhe Lillie Price Stevenson, dhanë lajmin e trishtë ditën e hënë (5 dhjetor) në mbrëmje me një deklaratë të shpërndarë përmes llogarive të mediave sociale të nënës së tyre, duke thënë se ajo “u nda nga jeta pas një beteje me kancerin, të zbuluar së fundm.”

“Ajo ishte e rrethuar nga familja e saj më e ngushtë dhe luftoi me forcë të madhe, duke na lënë me gëzimin e saj të pafund për të jetuar dhe çfarëdo aventure që na pret”, thuhej në deklaratë.

“Ne i jemi mirënjohës ekipit të jashtëzakonshëm të mjekëve dhe infermierëve në Qendrën e Kancerit Moffitt për kujdesin e tyre.”

lley ndau fëmijët e saj me Parker Stevenson, me të cilin ishte e martuar nga viti 1983 deri në 1997. Aktorja u martua për herë të parë me Bob Alley për shtatë vite (1970 deri në 1977).

Në deklaratë thuhej de Alley, do të kishte mbushur 72 vjeç muajin e ardhshëm, dhe e cilësojnë si një “nënë të jashtëzakonshme, të ashpër dhe të dashur”.

“Aq sa ikonike ishte në ekran, ajo ishte një nënë dhe gjyshe edhe më e mahnitshme,” theksuan fëmijët e saj.

“Zjarri dhe pasioni i nënës sonë për jetën, fëmijët, nipërit dhe kafshët e saj të shumta, për të mos përmendur gëzimin e përjetshëm të krijimit, ishin të pashembullt dhe na lanë të frymëzuar për ta jetuar jetën në maksimum, ashtu si ajo.”

Ata shprehën mirënjohjen për dashurinë dhe lutjet e fansave të saj dhe kërkuan “privatësi në këtë kohë të vështirë”.

Alley u bë e njohur me rolin e saj si Rebecca Howe në serialin e NBC “Cheers” nga viti 1987 deri në 1993 – një rol për të cilin ajo mori një çmim Emmy dhe një Golden Globe, të dyja në 1991.

Miku i saj prej kohësh John Travolta, ishte ndër të parët që i bëri homazhe yllit të ndjerë.

“Kirstie ishte një nga marrëdhëniet më të veçanta që kam pasur ndonjëherë. Të dua Kirstie. E di që do të shihemi sërish.”- shkroi ai.

Video