Këngëtarja serbe: Shaqiri më ka dërguar foto nga dhoma e zhveshjes, dëgjonte këngët e mia

6 Dhjetor 2022, 10:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Maja Nikolic, këngëtare serbe ka thënë se Xherdan Shaqiri i ka dërguar video nga dhuma e zhveshjes duke dëgjuar këngët e saj në gjuhën serbe.Ajo ka thënë se lojtarët shqiptar duhet t'i kërkojnë falje lojtarëve serb dhe duhet t'i vi turp për gjeste e tyre në fushë.

 Këngëtarja me origjinë nga Serbia njihet për patriotizmin e saj dhe mbrojtjen e Serbisë, gjë të cilën e ka treguar më tepër gjatë këtij Botërori dhe humbjes së skuadrës serbe në ndeshjen që kishte para pak ditësh me Zvicrën. Si adhuruese e madhe e futbollit, e cila i ka ndjekur me shumë kujdes ndeshjet e kombëtares në Botërorin e Katarit, ajo tha se sjellja e lojtararëve shqiptar kundër atyrë serb është e pajistifikueshme dhe duhet t'i vi  urp që dëgjojnë këngët e saj pa i kërkuar së pari falje skuadrës serbe.

Gjatë një emisioni ka komentuar edhe gjestin që Xherdan Shaqiri bëri kundrejt lojtarëve serbë, gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

“Për mua futbolli është një gjë e madhe. I përkrah dhe i dua aq shumë, saqë isha gati të këndoja për ta tre ditë sikur të arrinin ta mposhtnin Zvicrën”, tha këngëtarj.
Më tej, Nikoliq ka shtuar për Grand Online:

“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. U thash mos me pershendesni rastësisht, por asnjërit deri sa të na kërkoni falje publike, turp të keni, unë jam patriote, si mund të më përshëndesni?”

Video