Po përflitet se do të jetë pjesë e ‘BBVIP”, vajza e Sabianit tregon ‘VIP’-a që e ngacmojnë

6 December 2022, 15:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po përflitet se do të jetë pjesë e ‘BBVIP”,
Keisi Medini

Një nga emrat që po përflitet se do të marrë pjesë në “Big Brother VIP Albania” është dhe i vajzës së Sabianit, Keisi Medini.

Lajmin u bë i ditur së fundmi nga “Kryefjala.com”. Duket se babë e bijë e kanë bërë me radhë pjesëmarrjen e tyre në reality-show-n.

Mirëpo rreth këtij lajmi, modelja është pyetur se si qëndron e vërteta gjatë një interviste për “Top Arena”. “Të pyesim më mirë babi Sabianin”– u përgjgj bukuroshja. Por përvec spektaklit, Keisi është përballur dhe me pyetje rreth jetës së saj private.

Duke konfirmuar se momentalisht nuk është nëj një lidhje ajo u pyet gjithashtu se “cili nga VIP-at shqiptarë e ka ngacmuar”. “Të gjithë VIP-at ngacmojnë (qesh). Nuk kam një emër”, u shpreh modelja.



Video