Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga duket se është bërë nostalgjike për fëmijërinë e saj.
Ajo ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, para shumë vitesh kur ishte ende një vogëlushe. Bëhet fjalë për festën që prindërit organizuan kur ajo ka bërë 6 vjeç. Ajo shihet duke kërcyer në krahët e të atit ndërsa shton se e kujton me mall.
“Kur unë festoja 6 vjetorin tim dhe tërë pallati, lagjia dhe klasa ishte në shtëpinë time dhe unë që dridhem dhe spërdridhem në krahët e super babit tim, krenare dhe me fat për prindërit e mi që s’kanë lënë ditëlindje pa më festuar çdo vit. Të dua mami. Më mungon babi”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram