“Veç plumbi, kurgjo hiç tjetër”/ Deklarata skandaloze e Don Xhon, a duhet të dënohet?

5 November 2022, 11:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Veç plumbi, kurgjo hiç tjetër”/ Deklarata

Xhonaton Isufi i njohur me emrin skenik Don Xhoni, nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga dëshira e tij për të përdorur armët.

Duke komentuar në një fotografi të një kolegu të tij, Don Xhoni që në skenën e muzikës hip-hop u bë i famshëm gjatë Pandemisë ka bërë thirrje për ta vrarë një nga inferemieret e përfshira në rastin e dhunës fizike ndaj një të moshuare në një qendër kujdesi.

Reperi kërkoi vrasjen e infermieres Aurona Pelaj, duke komentuar tepër thjesht dhe qartë: “Veç plumbi, kurgjo hiç tjetër”, ishte komenti i tij, shkruan Nacionale.

“Veç plumbi, kurgjo hiç tjetër”/ Deklarata

Sipas Kodit Penal të Kosovës, neni 181 ku flitet për Kanosjen, specifikohet si vepër penale edhe “kërcënimi me fjalë ose gjeste”.

“Veç plumbi, kurgjo hiç tjetër”/ Deklarata

“Kushdo që seriozisht i kansoet personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rënë trupor, se do ta rrëmbej ose privojë nga liria ndonjë person tjetër, ose se do ta dëmtojë me armë zjarri, me shpërthim ose me mjete të tjera të rreezikshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.



Video