Aktorja e famshme spanjolle reagon ndaj rastit ku Aurona Pelaj rrahu të moshuarën në azil

4 November 2022, 21:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktorja e famshme spanjolle reagon ndaj rastit ku Aurona Pelaj rrahu të
Aurona Pelaj

Dy ditë më parë u publikuan pamjet shokuese Aurona Pelaj shfaqej teksa dhunonte të moshuarën Minire Nure me shuplaka dhe shkelma në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, teksa dy infermieret e tjera Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi regjistronin skenën dhe zbaviteshin. Ngjarja tronditi opinionin publik në Shqipërii dhe Kosovë, teksa tre infermieret u arrestuan nga Policia.

Incidenti mori përmasa të mëdha dhe reagime për të kanë ardhur edhe nga media ndërkombëtari dhe fytyra publike.

Një të tillë së sot e ka bërë edhe aktorja e njohur spanjolle, Clara Galle.

Ajo ka bërë një postim lidhur me ngjarjen tronditëse që ndodhi në Kosovë përmes llogarinë e saj të Instagramit ku ndiqet nga më shumë se tre milionë ndjekës.

“A është kjo bota në të cilën duam të jetojmë?”, ka shkruar aktroja 20-vjeçare.



Video