Wanda Nara kthehet në Romë dhe Icardi nuk vonon t’i dërgojë mesazhe dashurie (Foto)

4 November 2022, 14:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Wanda Nara kthehet në Romë dhe Icardi nuk vonon t’i

Ish-gruaja e Mauro Icardit mbetet personazhi më i përfolur momentit pas flirtit me L-Gante dhe ndarjes nga sulmuesi.

Wanda Nara ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është kthyer në Romë. Arsyeja është pjesëmarrja e saj për një natë në spektaklin “Dancing with the stars”.

Por mes shumë komenteve që ka marrë në rrjetet sociale është edhe ai i Mauro Icardit që vazhdon të dërgojë mesazhe dashurie ish-gruas pavarësisht ndarjes.

Sulmuesi i Galatrasaray ka komentuar në foton e Wanda-s me vajzat e saj “Tre dashuritë e mia”. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga ana e saj.

 



Video