"God Save The Queen"

4 November 2022, 19:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"God Save The Queen"
Mbretëresha Elisabeta II

Nga Elda SHABANI

Kur Mbretëresha Elisabeta II ndërroi jetë, si shumë të tjerë, iu drejtova mediave sociale të cilat vershonin silumë lajmesh vetëmnë një drejtim, atë mbi figurën e Monarkes. Por mes këtij vrullit lëvizte edhe dicka tjetër: ndjenja e saj e jashtëzakonshme e stilit. Veshjet e Mbretëreshës nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me modën, por me veshjen si një mjet pune apo dhe një mjet komunikimi me njerëzit. Në një epokë të dominuar nga imazhi fotografik, Elisabeta është e veçantë për veshjet dhe e interesuar për gjërat që e bëjnë atë absolutisht të identifikueshme si mbretëreshë.”Veshjet e saj janë si çdo interpretues të yjeve të rock-ut, të dizenjuara për funksione specifike dhe lehtësisht të  identifikueshme mes të turmës, si dhe mbartin diçka magjike. Njësoj si kostumi I Elvis Presley-it, apo dhe doreza e Michael Jackson veshja e saj autentike ka elemente skenike dhe teatrale.

Formula në të cilën ajo arriti një imazh gati të gdhendur në memorjen tonë, ishin përmes një seri formash të thjeshta dhe bllok ngjyrash. Kështu imazhi I saj përmes ngjyrave acide, lule, kutiza britanike, shalli mëndafshi në kokë e bën atë menjëherë të dallueshme. Nëse do të mendonim se ajo nuk do të tërhiqej nga moda dhe stilistët e kohës, do të ishte shumë e gabuar sepse edhe sipas Volterit, babai i Anglomanisë, Iluminizmi gjeti shprehjen e saj të madhe në Angli, pasi Anglia ishte toka e lirisë, e arsyes dhe e tolerances por edhe e rebelimit. Kështu gjatë dekadave të revolucionit të madh shoqëror e kulturor përfshirë edhe modën, gjatë viteve 60’ dhe 70’ Mbretëresha Elisabet II zgjodhi në stilin e saj lirinë elëvizjes, një prekje rinie por jo vulgaritetin, elegancën por jo papergjeshmërinë. Por madhështisësë saj dhe jo vetëm si një personalitet tipik britanik avangard por edhe me shpirt rebel I shtohet njënga veshjet e saj të famshme, fustani Harlequin Sequin. 

Mbretëresha me një imazh të guximshëm shumë ngjyrësh theu stereotipin se familja mbretërore ka një protokoll dhe një stil veshje të ngurt. Gjithashtu këshilltarët e saj tregojnë se ajo e përdorte ngjyrën dhe stilin për të shprehur qëndrime diplomatike e politike në mënyrë shumë diskrete.

E tillë ishte spila me lule të vogël, një dhuratë modeste nga rivalët e Trump-it, familja Obama, të cilën ajo e mbante të veshur në takimin zyrtar me ish-presidentin Donald Trump në vitin 2018. Mbretëresha Gjithashtu, njihet si Monarkjae Ylberit.

Askush nuk i adhuronte aq guximshëm ngjyrat e forta; Nga ngjyra e kuqe e trëndafilit, jeshilja neon që nxiti hashtagun #neonAt90, e deri tek veshja e ngjyrave të flamurit evropian në një takim pas Brexit, Elizabeta II konsiderohet ikonë e modës të mbretërimit më të gjatë dhe si Mbreteresha e Ylbertë. Ishte rastësi apo jo, sërish mbetet një çast gëzimi edhe pse në një ditë të trishtë, momenti kur flamuri po ulej në gjysmështizë mbi Kështjellën Windsor dhe një ylber i jashtëzakonshëm u shfaq mbi kështjellë për disa minuta..

Me siguri stili i saj në veshje do të vlerësohet dhe rivlerësohet. Por për disa prej stilistëve më të mirë të modës, Mbretëresha ka qënë prej kohësh një ngacmim e frymëzim estetik në krijmtarinë e tyre. E tillë ishte vemendja e stilistit Riccardo Tisci, një fans i Mbretëreshës, duke përmendur elegancëne saj si një element kyç të esences britanike e për të cilin ai vet është ndikuar. Janë të shumtë emrat e tjerë të cilët shprehin jo vetëm admirim por edhe një formë rebelimi në krijmtarinë e tyre. Mbretëresha e stilit Punk Vivienne Westwood në vitin 1977 së bashku me partnerin e saj, arkitekti I nënkulturës Punk,Malcom McLAuren sollën si një notë proteste përmesTshirt-it me portretin e Mbretëreshës Elisabet II. Ky Tshirt I cili përmbante një grafik të guximshëmme tekstin e këngës “ God Save the Queen” nga grupi punk rock Sex Pistol, erdhi në të njëjtin vit kurMbretëresha Elizabeth II do të festonte Jubileun e saj të Argjendtë, duke shënuar njëzet e pesë vjet të mbretërimit të saj si Mbretëresha e Anglisë.

Dizajnerët e modës shprehin në krijimet e tyre “ zeitgeist” e thënë ndryshe fryma e kohës. Pikërisht sot jo vetëm në emra të njohur të modës por e shohim rëndomtë edhe në faqet e blogereve një rikthim të trendit  #Tartanmania apo kutia në variantin e klanit mbretëror Glenurquhart Check dhe Mar dhe Balmoral. Ndoshta edhe kjo një tjetër rastesi, asgjë e sigurt, por ajo çfarë mbetet fakt, është se nuk ka gjasa që ndonjë emër tjetër nga familja mbretërore të ketë të njëjtin ndikim në modë.


Video