Rikthehet në ekran "Doktori", a do e shohim çdo ditë Gent Pjetrin?

4 November 2022, 16:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthehet në ekran "Doktori", a do e shohim çdo ditë
Flavio Qarri dhe Gent Pjetri

Gent Pjetri, i njohur për publikun si "Doktori", pritet të rikthehet sërish në ekran pas një mungese të gjatë.

Pas shumë vitesh harrësë që prej largimit nga Top Channel, "Doktori" u shfaq pak javë më parë në një intervistë në Syri Tv, ku rrëfeu për profesionin e jetën e tij.

Por pritjes mesa duket i ka ardhur fundi.

Pjetri u pa sot në emisionin e mëngjesit në Syri Tv, ‘Kafe Shqeto’ , me moderatorin Flavio Qarri.

Ai bëri plot komente ‘pikante’ gjatë emisionit ndërsa mbetet për t’u parë nëse do jetë pjesë e përhershme e emisionit.


Video