Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfye një nga momentet më të sikletshme dhe të vështira për të.
Bogdo ka treguar se njëherë është shoqëruar në Polici në Komisariatin numër 3 në kryeqytet dhe tregon se kushtet atje ishin skandaloze, dyshekët ishin me m*t dhe vinte një erë shumë e keqe.
"Më plehrë, nuk e di. Mu duk vetja si në Somali. Ishin kushte ndyrësira. Ato kushte në paraburgim nuk i meritojnë as kriminelët e luftës. Dysheqet ishin me m*t, dhe duhej të uleshim ose të shtriheshim aty. Jastëqe kërma, 10 vjet pa u nderruar ato këllëfet. Tmerr, tmerr, tmerr" u shpreh aktori Albano Bogdo gjatë një interviste në 'Glamour Zone'.