VIDEO EPIKE/ “Koka ime ka tjetër tingull që kur ...”, Maestro lëshon "perlën" e radhës, Olta "shkrihet" së qeshuri

25 January 2023, 19:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO EPIKE/ “Koka ime ka tjetër tingull që kur ...”,
Armaldo Kllogjeri dhe Olta Gixhari

Të gjithë menduam se Armaldo Kllogjeri do të dilte që javët e parë të “Big Brother Vip”, mirëpo në këto momente që flasim ai është kthyer në një nga personazhet “kyç” brenda shtëpisë.

Maestro jo vetëm që është lideri i preferuar i shtëpisë nga banorët, por e ka kuptuar edhe rrjedhën e lojës dhe situatat e krijuara nga ai kanë sjellë jo pak lëvizje brenda “BBV”.

Së fundmi maestro ka lëshuar një “perlë” teksa ka qenë në shoqërinë e Olta Gixharit ku shprehet se qëkur ka hyrë në “Big Brother” koka e tij lëshon një tingull të çuditshëm kur e godet.

Këtë gjë ai e ka demostruar edhe me lëvizje. Nga ana tjetër Olta nuk i ka mbajtur do të qeshurat, ndërkohë që Armaldo godiste ballin e tij.


Video