"Aaiiihhh"/ Luizi fut në "kurth" Kiarën që ajo ta shohë lakuriq? Ja reagimi i saj (VIDEO)

25 Janar 2023, 15:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kiara Tito

Luizi dhe Kiara duket se po shkojnë drejt konsolidimit si çift brenda shtëpisë së "Big Brother Vip Albania". 

Këngëtari ia ka shprehur hapur ndjenjat e tij moderatores, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar ende kohë për t'i dhënë një përgjigje konkrete. Për përqafime dhe puthje me njëri-tjetrin nuk janë kursyer, por ende mungon puthja në buzë.

Së fundmi, "Vëllai i Madh" iu ka vënë si provë javore për t'u kujdesur për bebi Arbanën në dhomën e veçantë dhe banorët janë të ndarë në çifte ku një prej tyre është Luizi me Kiarën.

Por, tek dhoma e bebi Arbanës, tualetet e dusheve nuk janë nën vëzhgimin e kamerave dhe Luizi e ka shfrytëzuar për të bërë dush, por dhe për të futur në një kurth Kiarën.

Ai i ka kërkuar Kiarës që t'i çonte mikrofonin, me arsyetimin se nuk dilet dot për shkak se ishte i zhveshur, por duket se pa rroba ka dalë edhe para Kiarës. Të paktën këtë gjë la reagimi i moderatores, i cili tentoi të mbyllte sytë me duar.

Video