
Pak ditë më parë, ish-banorët e Big Brother, Fifi dhe Donaldi kanë ‘kërcënuar’ publikisht njëri-tjetrin me gjyq pas humorit që bëri aktori me skenën ku rrëzohet këngëtarja. Gjithsesi, pak më vonë ata bënë me dije se gjithçka ishte shaka dhe se shoqëria e tyre vazhdon.
Mirëpo, Donaldi i ka bërë një rreng gjyshit të tij duke i thënë se do të zihet me Fifin dhe videon e ka publikuar në InstaStory.
Gjyshi e kundërshton Donaldin duke u shprehur se këngëtarja është shkëputur nga Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri për të dhe se këtë gjë e ka lexuar në gazetë.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Nuk e kam qejf Fifin.
Gjyshi i Donaldit: Po ajo bëri edhe emrin tatuazh
Donaldi: Do zihem se nuk e kam qejf, doli do të më hedhë në gjyq se çfarë tha… Do zihem.
Gjyshi i Donaldit: Po pse do zihesh?
Donaldi: Po do më hidhte në gjyq, ku di unë. A të zihem apo jo?
Gjyshi i Donaldit: Jo, në asnjë mënyrë. Fifi është shkëputur nga Iliri dhe nga Arjola, nuk flet fare. E lexova në gazetë dje. Ajo të ka dashur me sinqeritet.