
Kryeministrin Edi Rama tashmë mund ta gjeni dhe në një adresë tjetër në Instagram përveç profilit të tij të përgjithshëm, por te kjo e reja, nuk do të gjeni postime politike, por vetëm artin e tij.
Bëhet fjalë për adresën me emrin "ediramArt", e cila ndiqet dhe nga profili i përgjithshëm i Edi Ramës. Momentalisht ajo ka pak ndjekësa dhe vetëm katër postime.
Postimi i fundit është publikuar këtë të mërkurë, ku kryeministri Rama ka publikuar një foto të kravatave të tij të veçanta. Tek tre postimet e tjera bëhet fjalë për dy piktura të kryeministrit Ramas dhe një foto të zyrës së tij të mbushur nga penelët me ngjyra.
Postimi i parë është ai që daton në 22 Prill, ku Rama ka bërë një skicim i frymëzuar nga Dita e Tokës.
Vlen të theksohet fakti se kryeministri Rama ka hapur disa ekpsozita jashtë vendit me pikturat e tij. Madje, ndodh shpesh herë që albumin me pikturat e tij ja u dhuron dhe liderëve të shteteve të tjera gjatë takimeve të përbashkëta.




