Çfarë ndodhi? Ronela Hajati në gjendje të rënduar emocionale: Më mungon,,, (Foto)

5 May 2022, 14:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ndodhi? Ronela Hajati në gjendje të rënduar
Në foto: Këngëtarja Ronela Hajati që do të përfaqësojë Shqipërinë me 20 maj në Eurovison

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë me 20 maj në Eurovison, këngëtarja ka postuar në “Twitter” një shkrim ku tregon se i mungon studioja e saj , të bëj muzikë apo fansat. Ajo u shpreh se ka punuar shumë për performancën që do të paraqesë në festivalin e madh por njerëzit nuk janë ende të kënaqur me të.

Sipas saj kjo është e gjitha çka mund të bëjë dhe madje i ka kërkuar falje ndjekësve. Këngëtarja duket se është prekur shumë nga komentet negative sa iu ka kërkuar gjithashtu që në momentin kur ajo do të përformojë të fikin TV dhe mos ta shikojnë performancën e saj pasi do ta harrojnë më shpejtë.

“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”– shkroi ajo në postim për “Twitter”.

 

 


Video