“Të rriti Luizi”, Bledi tallet me Kristin: Josh femra, s’ka ndonjë aftësi tjetër!

4 April 2023, 17:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të rriti Luizi”, Bledi tallet me Kristin: Josh femra,
Bledi tallet me Kristin

Edhe për të dytën herë që u bë pjesë e shtëpisë, Bledi sërish zgjodhi që të ngacmojë Kristin.

Teksa të gjithë ishin mbledhur në oborr dhe po konsumonin kafen e mëngjesit, Bledi nisi të hidhte “kunja” për Kristin, ndonëse duke folur me batuta.

Ai u shpreh se Kristi nuk ka asnjë aftësi tjetër, përveçse të joshë femrat. Sipas Bledit, ai të tillë e ka paraqitjen, pasi bën stërvitje.

Edhe Qetsori u bë palë me Bledin, duke thënë se Kristi përdor pasaportën për të “peshkuar”. Nisur kjo, nga fakti që Kristi zotëron pasaportë belge.

Ai shtoi se Kristi është një klonim i Luizit, ndaj ky i fundit do ta marrë me vete në finale, si triumf.

Kristi u shpreh se do ishte shumë krenar, nëse ai kur të dalë nga shtëpia do thotë se Luizi i ka mësuar batutat dhe gallatat.

Bledi i tha Kristit se atë e rriti Luizi. Sipas tij, Kristi erdhi pa “forma” dhe Luizi e bëri me forma, njëjtë si skulptura që përgatiti Dea, u shpreh ai.

 

 


Video