“Super ide”/ Çfarë i tregoi Olta fshehurazi Luizit nga brenda tualetit

24 March 2023, 17:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Super ide”/ Çfarë i tregoi Olta fshehurazi Luizit nga
Olta i tregon diçka Luizit në tualet

Komunikimi brenda tualetit është i ndaluar brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Për këtë shkelje rregulli, dolën në nominim Luizi, Maestro dhe Kristi dhe në fund u eliminua Armaldo Kllogjeri (Maestro). Luizi është i vetëdijshëm për këtë rregull, pasi ishte ai që planifikoi planin i pari, ndaj nuk ra pre e asaj që Olta i kërkoi të bënte.

Kjo e fundit, kërkoi nga ai që të futej në banjo, pasi do t’i tregonte diçka. Por Luizi nuk bëri kështu. Ai qëndroi jashtë por gjithsesi dëgjoi atë çka Olta i tha.

‘Super ide’ i tha Olta e cila del më pas nga tualeti duke qeshur, ndërsa Luizi largohet i heshtur.

Luizi: Nuk vij aty unë jo

Olta: Jo të të tregoj diçka… Super ide.

Nuk dihet se cila është ideja që Olta po kërkon të realizojë e nëse Luizi do marrë pjesë. Vlen të kujtohet se Olta është në nominim me Kiarën, e njëra prej tyre do lërë shtëpinë të shtunën.

 

 


Video