Fenomeni që po thyen rekorde/ Kënga “Me ty” e Luiz Ejllit kalon 10 milionë klikime

24 March 2023, 17:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fenomeni që po thyen rekorde/ Kënga “Me ty” e Luiz Ejllit
Luiz Ejlli

Me rastin e Shën Valentinit, këngëtari Luiz Ejlli publikoi një këngë, dedikim dashurie për moderatoren Kiara Tito, e realizuar brena shtëpisë së "Big Brother VIP".

Kënga u pëlqye shumë nga të gjithë e tashmë ka kaluar një muaj nga publikimi i saj dhe klikimet në YouTube duket se sa vjen edhe rriten. Deri më tani “Me ty” ka kaluar 10 milionë klikime në YouTube.

Por nuk përfundon këtu suksesi i tij. Ai është kthyer në personazhin e ditës në Shqipëri, hashtagu i të cilit po mbërrin deri në 5 miliardë klikime.

Këngëtari Luiz Ejlli është pretendenti kryesor për të fituar këtë edicion të "Big Brother VIP".

Ai ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku shqiptar. Emri i tij është përdorur edhe nga politika.

 


Video