Luizi rihap bisedën mbi drogën. I kërkon shpjegime Oltës për akuzën. Ja si justifikohet aktorja

24 Mars 2023, 00:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi dhe Olta

Sot Luizi ka rihapur bisedën lidhur me akuzat që Olta ka hedhur herë pas herë se Luizi konsumon drogë dhe është i varur prej saj si jashtë ashtu edhe brenda. Ai i ka kërkuar llogari për arsyen pse e ka thënë këtë gjë, kur ai nuk e duron dot atë gjë dhe nuk është përfolur ndonjëherë për një gjë të tillë. Edhe pse ai ka këmbëngulur shumë, Olta e ka shmangur përgjigjen. Ja një pjesë nga biseda e tyre:

Luizi: Pse e ke thënë këtë akuzë. E ke bërë në prani edhe të të tjerëve. Kur ishte kënga “kokaina” ti po fërkoje hundën duke thënë “Shko merr një vizë”. Është shume e shëmtuar, turp të të vijë.

Olta: pse po e bën tani këtë bisedë të shëmtuar?

Luizi: Po të pyes. Është gjë e shëmtuar kjo që ke bërë. Një akuzë pa fakte.

Olta: kam fakte dhe po i mbledh, po nuk dua ta vazhdoj këtë bisedë.

Luizi: Hedh një akuze te rëndomtë e të shpifur, mund ta di pse e bëre?

Olta: Këtë bisedë të shëmtuar unë nuk e vazhdoj..

Luizi: Je e pafytyrë s’ke pikë respekti.

Olta: Nuk dua të të ndryshoj mendimin ty.

Luizi: Ku do të dalësh ti me këtë?

Olta: Ja do e shohësh ku do dal unë me këtë.

Luizi: Unë nuk do të përdor asgjë, por po vazhdove fort kështu...

Olta: këtë bisedë duhet ta kishe bërë vetëm për vetëm.

Luizi: Unë nuk e kam problem ta bëj me të gjithë se jam i pastër me veten time, e di si jam.

Video