Jori, Lorenci dhe Gerti realizuan me sukses sfidën e "ninxhave", por vetëm 2 prej tyre e fitojnë avantazhin

23 Mars 2023, 20:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jori Delli

Banorët e BBV kanë diskutuar mes tyre për të vendosur se kush kanë qenë ‘ninxhat’ e shtëpisë të cilët shjkatërruan shtëpinë gjatë natës.

Sipas tyre ‘ninxhat’ kanë qenë: Jori, Kristi dhe Kiara, gjë të cilën e deklaruan kur u pyetën nga Vëllai i Madh. Por banorët kanë gabuar në vendimin e tyre, pasi Vëllai i Madh u ka bërë me dije që ‘ninxhat’, të cilët shkatërruan shtëpinë, ishin Lorenci, Gerti dhe Jori.

Mbrëmjen e sotme, Jorit, Lorencit dhe Gertit, i është komunikuar edhe avantazhi që ata kanë fituar, e cila ishte një darkë në suitë. Por, darka ka qenë vetëm për dy prej tyre dhe Jori duhet të zgjidhte njërin nga çunat me të cilin duhet të darkonte.

Modelja tha se do të organizonte një lojë për ta dhe ai që do e fitonte do darkonte me të, por kjo deklaratë ka sjellë mërzitjen e Gertit, i cili tha se nuk bën lojëra dhe u largua. Pas këtij momenti, Jori zgjodhi Lorencin për darkën romantike në suitë.

Video