Skandali/ Shikoni sesi balerini shqiptar tregon me mburrje sesi ecën me 320 km/orë në rrugët e Shqipërisë

1 Dhjetor 2023, 21:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Segment nga emisioni Zgjohu me MCN

Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të aksidenteve fatale në rajon, ndërsa një pjesë e madhe e tyre kanë si protagonistë të rinjtë që “pëlqejnë” shpejtësinë.

Aksidentet janë kthyer në një plagë për shoqërinë, duke lënë pas dhimbjen e vdekjeve por edhe tragjedinë e qindra atyre që mbeten të gjymtuar.

Në të gjithë botën perëndimore, qeveria, mediat, shoqëria civile shpërdajnë mesazhe se si shpejtësia në timon merr jetë.

Por jo për çudi, në vendin tonë, shpejtësia promovohet si diçka eksituese në ekranet e televizioneve shqiptare.

Ky është rasti i një balerini, i cili në MCN TV tregon se si udhëton në rrugët e Shqipërisë me 320 kilometra në orë. Ai dëgjohet teksa thotë se në akse rrugore si në Llogara apo malin e Dajtit, ecën me 260 km në orë.


Këto akse jo vetëm konsiderohen si ndër më të rrezikshmet në Shqipëri, por deri para pak vitesh ishin të mbushura me përmendore nga aksidentet fatale të shkaktuara aty.

Video skandaloze më pas hidhet në TikTok, aplikacion që përdoret masivisht nga të të rinjtë shqiptarë, të cilët jo në pak raste imitojnë në rrugë atë çka shikojnë në Tv.

Video