Infeksionet e traktit respirator shfaqen gjatë gjithë vitit. Këto infeksione kanë natyrë virale ose bakteriale. Për të arritur në trajtimin më të përshtatshëm, është shumë e rëndësishme që diferencimi i natyrës së infeksionit të kryhet që në fazën e manifestimit të simptomave.
Kjo mund të jetë sfiduese duke qenë se, pasiguria në diagnostikim sjell shpesh një keqpërdorim të antibiotikëve ose medikamenteve jo të sigurta, kryesisht për grupmoshën pediatrike.
Një trajtim jo i sigurtë mund të shmanget vetëm nëpërmjet diagnozës së duhur e cila tashmë sigurohet nga testi më i ri i ofruar nga Intermedica. Ky test kryhen diferencimin midis infeksionit viral dhe bakterial në traktin respirator.
Testi kombinon dy markues të rëndësishëm: proteinën MxA (proteina rezistente ndaj Myxovirusit) dhe proteinën C-reaktive (CRP). MxA dhe CRP si dy teste komplementare të njëra tjetrës, bëjnë dallimin nëse kemi të bëjmë me infeksion respirator viral apo bakterial, duke kursyer kohë dhe duke shmangur trajtimin e gabuar.
Proteina MxA jep informacion mbi infeksionet virale akute të traktit respirator. Nivelet e kësaj proteine në gjak rriten ndjeshëm kur ndodh infektimi viral. Përqendrimi i MxA është dukshëm i ndryshëm tek individët e rritur dhe fëmijët asimptomatikë, rritet gjatë infeksionit viral në nivele të ndryshme, dhe ulet në vlerat fillestare duke shërbyer si indikacion për eleminim të infeksionit. Një diferencim i tillë lejon jo vetëm përdorimin e MxA si markues specifik në infeksionet virale, por kryen gjithashtu diferencimin midis efektit të infeksionit viral dhe atij bakterial në organizëm.
Proteina C-Reaktive (CRP) është proteina mbizotëruese e fazës akute në infeksionet respiratore, e përdorur në diagnostikimin rutinë. Tek individët e shëndetshëm nivelet e kësaj proteine janë të ulëta. Infektimi bakterial, inflamacioni dhe dëmtimi i indeve shkaktojnë rritje të nivelit të CRP-së. Rritja ndodh ndjeshëm brenda 6-12 orëve nga fillimi i inflamacionit. Kjo ndjeshmëri e bën këtë proteinë një indikator të rëndësishëm të efektit të trajtimit me antibiotikë.
Ndjeshmëria e proteinës CRP dhe asaj MxA gjatë infeksioneve virale ose bakteriale e bën të domosdoshme kryerjen e një testi që mat njëkohësisht të dy proteinat. Gjatë infektimit viral rritja e CRP-së shoqëron rritjen e niveleve të MxA, e kundërta ndodh gjatë infektimit bakterial, ku niveli i MxA qëndron në vlera normale. Në këtë mënyrë përcaktohet nëse individi është prekur nga një infeksion viral apo bakterial.
Testimi për dy proteinat, si tek te rriturit, ashtu edhe tek fëmijët, kryhet nëpërmjet një mostre të thjeshtë gjaku. Për shkakun se nevojitet një sasi e vogël për analizim, nuk është i domosdoshëm gjaku venoz. Kjo nënkupton se testimi mund të kryhet edhe nga gjaku periferik nëpërmjet shpimit në gisht, duke përbërë kështu një metodë shumë më të thjeshtë dhe efektive tek fëmijët apo individët që hasin vështirësi gjatë kësaj procedure.
Rezultatet pas analizimit laboratorik janë gati në një kohë të shkurtër. Kjo siguron zgjidhjen më të shpejtë dhe efikase në fillimin e trajtimit më të duhur për pacientin.