Situata Egla-Heidi, Beniada Nishani flet troç: Ja kush po gabon

29 April 2024, 17:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Situata Egla-Heidi, Beniada Nishani flet troç: Ja kush po gabon
Beniada

Ditën e djeshme, e ftuar në ‘Fan Club’ ka qenë Beniada Nishani, ish-finalistja e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP’.

Ajo ka komentuar lojën e disa prej banorëve të formatit ‘BBV3’ dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, Beniada me anë të një ‘Ask-u’ në Instastory ka pyetur ndjekësit e saj në lidhje me situatën Egla-Heidi, të cilat ditën e djeshme u përfshinë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, ku dhe më pas ka treguar edhe mendimin e saj:

Beniada: Egla ka të drejtë të shpreh mendimin e saj sepse loja e “BBV” kërkon të japësh mendim për situata, por e humb të drejtën të kërkosh llogari dhe fut hundën kur nuk duhet në rastin e Heidit dhe Romeos nuk ka pse t’i kërkojë llogari se nëse shkojnë apo jo përpara është diçka personale e tyre, ajo si grua e madhe në moshë duket t’i jap këshillë normale, por jo të influencojë në mënyrë negative te Heidi duhet të ketë kujdes në mënyrën si shprehet…


Video