Shkenca heq çdo dyshim: Edhe delfinët qeshin, e kanë mënyrë komunikimi me njerëzit dhe njëri-tjetrin

17 October 2024, 09:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkenca heq çdo dyshim: Edhe delfinët qeshin, e kanë
Edhe delfinët qeshin

Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të kuptuar kur argëtohen e luajnë, por tani e konfirmon dhe shkenca.

Nuk jemi ne që u japim dhe u “veshim” sjellje tipike humane, por delfinët vërtet buzëqeshin, me entuziazëm madje.

Qëllimi i kësaj sjelljeje është të krijojnë siguri tek njerëzit përreth që nuk kanë qëllime agresive e të komunikojnë dëshirën e tyre për të luajtur.

Delfinët, nuk janë të vetmit në mbretërinë e kafshëve që shprehin gëzim me anë të buzëqeshjes, por edhe qentë e majmunët.

Studimi ka analizuar mbi 80 orë delfinët dhe autorët kanë arritur në konkluzionin mbi interpretimin e ekspresionit të fytyrës si shenjë paqeje e qetësie.

Pra goja e hapur dhe sytë me shkëlqim është një instrument komunikimi.

Madje është dalluar që këtë shprehi gëzimi e transmetojnë vetëm kur janë në shoqërinë e delfinëve të tjerë apo edhe njeriut, dhe jo kur janë vetëm, pavarësisht lojërave.


Video