A janë bërë shoqe? Heidi sqaron njëherë e mirë marrëdhënien që ka me Eglën

16 October 2024, 18:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A janë bërë shoqe? Heidi sqaron njëherë e mirë
Egla dhe Heidi

Heidi Baci, e ftuar në “Ndryshe”, foli ndër të tjera për marrëdhënien e saj me Egla Cenon, me të cilën ndan panelin e “Goca dhe Gra”.

Heidi dhe Egla kanë pasur përplasje të shumta gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV 3”, ndaj ka dilema për raportin e tyre.

Megjithatë, Heidi e bëri të qartë: Ato janë kolege, jo mike!

“Shoqëri është fjalë e madhe, por ne shkojmë shumë mirë, respektohemi dhe gjëja mund të ndodhë më vonë, por për momentin jemi kolege”, tha ajo, duke e lënë të hapur mundësinë që më vonë, të bëhen sërish mikesha.

Më tej, foli edhe për moderimin e “Goca dhe Gra”, duke thënë se të gjitha anëtaret e panelit ruhen nga pak në mendimet e tyre:

“Ndiej sikur duam të gjitha pak të ruhemi ndoshta, sepse saktësisht ai nuk është moderim. Unë e kam menduar këtë gjë. Është sikur jemi pesë opinioniste. Po ta shohësh unë jam më e lirshme në temat sociale, ose kur na sjellin mesazhe, por kur flitet për politikë ose për fe është një përgjegjësi shumë e madhe të japësh mend”.

“Goca dhe Gra” moderohet nga Heidi Baci, Egla Ceno, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Xhilda Luzi.


Video