Sa shtete ka vizituar? Blendi Fevziu u kthen përgjigje kureshtarëve

22 May 2022, 13:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sa shtete ka vizituar? Blendi Fevziu u kthen përgjigje kureshtarëve

Moderatori Blendi Fevziu ka një pasion dhe atë e dinë të gjithë; udhëtimet! Sot, ai i është përgjigjur pyetjes që i bëjnë më së shumti, se sa vende të botës ka vizituar.

Sipas llogaritjeve që ka bërë me anë të një aplikacioni, Fevziu shkruan se ka qenë në 130 vende që mbulojnë gati 83% të territorit të globit. Megjithatë duket se ka një qëllim; të vizitojë pjesën që i ka mbetur pa parë.

“Sa vende te botes ke vizituar e sa te kane mbetur ende? Kjo eshte pyetja qe me bejne thuajse perdite e sidomos pas cdo udhetimi. Qe mos te kthej pergjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende te botes (118 vende anetare te OKB dhe 12 vende qe nuk jane ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj. Sipas aplikacioneve te mesiperme sic duket edhe ne harten qe kam publikuar kam shkelur ne shtete qe mbulojne 82.9 % te territorit te globit. Por mbeten ende shume… pothuajse edhe nje here kaq,”-shkruan ai në postimin e bërë.

 


Video