Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Së shpejti në Tiranë pritet të vijnë dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora. Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste telvizive.
Ai ka deklaruar se pas finales së “Conference League”, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy artistet e mëdha të cilat do të mbajnë dy koncerte madhështore. Koncerti i Ritës do të mbahet në fund të verës ndërsa i Duas në prag të festave të fundvitit.
“Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit”, tha Veliaj