Prishja e miqësisë Sabian-Ilir, komentet ironizuese: "E shave tek armiku i tij, Donaldi" (Foto)

13 May 2022, 20:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prishja e miqësisë Sabian-Ilir, komentet ironizuese: "E shave tek
Në foto: Balerini Ilir Shaqiri dhe këngëtari Sabiani

Kush do ta mendonte se marrëdhënia mes dy ish-konkurrentëve të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqirit dhe Sabianit, do përfundonte pas deklaratave që ata kanë bërë për njëri-tjetrin. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre por një javë më parë këngëtari tha në “Më lër të flasë” se “Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë prej meje”.

Kjo deklaratë bëri jo pak bujë pasi dukej se raporti i tyre po shkonte shumë mirë. Nga ana tjetër, Iliri ka zgjedhur të heshtë. Madje heshti edhe për ditëlindjen e Sabianit, ditën e djeshme duke mos e uruar publikisht. Veprimi i tij ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa ata ndiqen ende në rrjetet sociale.

Menjëherë ndjekësit janë ‘vërsulur’ në llogarinë zyrtare të Sabianit në Instagram duke komentuar në postimit e tij të fundit ku ai ka publikuar këngën e re “Loti”. Të shumtë janë njerëzit që nuk e kursejnë ironinë duke shkruar se tashmë kjo këngë është fiks për Ilirin. “E ka bërë për Ilirin se ishin ndarë”– janë komentet mbizotëruese në postim.

Prishja e miqësisë Sabian-Ilir, komentet ironizuese: "E shave tek

Prishja e miqësisë Sabian-Ilir, komentet ironizuese: "E shave tek

Prishja e miqësisë Sabian-Ilir, komentet ironizuese: "E shave tek

 

 



Video