“Po kalonte një periudhë të vështirë”, Semi zbulon pse u pajtua me Donaldin

20 May 2022, 22:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Po kalonte një periudhë të vështirë”, Semi
Semi dhe Donald e Romeo Veshaj

Semi Jaupaj, ishte e ftuara e radhës në emisionin e Donald dhe Romeo Veshajt, “Më lër të flas”.

Miqësia e ngushtë mes Semit dhe Donaldit u kris kur artistët ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe Donaldi la pas historinë me Bora Zemanin dhe nisi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Donaldi e pyeti nëse u gëzuar që nuk e fitoi ai reality shoë-n dhe Semi nuk e kurseu përgjigjen e drejtpërdrejtë:

“Nuk manifestova shumë fituesin, por u gëzova shumë që nuk fitove ti. Mund ta kishte fituar dhe ai kameramani aty, vetëm ti jo”, tha ajo.

Ndërsa arsyeja e pajtimit ka qenë, sipas Semit, që Donaldi ishte keq. Siç duket nga tradhtia ndaj Borës.

Romeo: A të pëlqeu kënga?

Donald: E ndjeu një Shqipëri e tërë.

Romeo: Si është raporti mes jush?

Semi: Si është raporti mes nesh?

Romeo: Këtë e kam në shtëpi vetë unë e pyes vetë.

Semi: Mirë kam qenë unë. Unë i shkruajta, dëgjova që ishte shumë keq, po kalonte një periudhë të vështirë. U bëra çik merak, pavarësisht të gjithave, e kam xhan këtë njeri.

Donaldi: Pastaj nuk pushoi telefoni.


Video