A u bashkove me Borën? Pyetja e Agron Llakajt vë në siklet Donald Veshajn

20 May 2022, 22:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A u bashkove me Borën? Pyetja e Agron Llakajt vë në siklet Donald
Pyetja e Agron Llakajt vë në siklet Donald Veshajn

Aktori Agron Llakaj ka qenë sonte i ftuar në shoun “Më lër të flas”, ndërsa ka vënë në siklet Donald Veshajn.

I pyetur nga Agroni nëse ka një bashkim me Bora Zemanin, Donaldi preferoi të qeshte dhe të mos jepte një përgjigje.

Agron Llakaj: A do të na thuash a u bashkove me Borën apo jo?

Romeo Veshaj: Edhe ti u infektove?

Agron Llakaj: Është krijuar shoqata Bora-Donald dhe më bënë qytetar nderi. ‘Bora alamet vajze’, nuk është momenti të të qëlloj me pëllëmbë, në emër të shoqatës thuaj po.

Donald Veshaj: Babin do ta lajmërojmë për çdo gjë, babi këtë muhabet ka me mua.

Agron Llakaj: Hë pra fol!

Donaldi dhe Borana janë në qendër të mediave, pasi u panë bashkë në sfilatën e Valdrin Sahitit. Nuk dihet ende nëse ka një bashkim të tyre apo.

 

 


Video