“Përjetova momente të vështira”, Klea Prenga reagon sërish pas sulmit nga motrat Berisha

15 Gusht 2024, 16:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atonela dhe Mariela Berisha dhe Klea Prenga

Një javë pasi sulmuan brutalisht Klea Prengën, dy motrat Atonela dhe Mariela Berisha vijojnë të jenë në kërkim.

Ditën e djeshme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se lidhur me to se “policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”.

Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa vetë 24-vjeçarja e bëri denoncimin dy ditë më pas.

Sot ajo ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke falenderuar personat që i kanë qëndruar pranë në këtë situatë të vështirë dhe i kanë dhënë kurajo.

"Dua t'ju falënderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet e ngrohta dhe mbështetjen tuaj pas sulmit që përjetova. E vlerësoj pa masë kujdesin dhe fjalët tuaja inkurajuese, të cilat më kanë ndihmuar të qëndroj e fortë dhe optimiste në këtë periudhë të vështirë. Çdo mesazh që kam marrë më ka treguar sa shumë njerëz të mirë kam përreth. Faleminderit që jeni me mua!"

“Përjetova momente të vështira”, Klea Prenga reagon

Video