Aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se një viti është martuar me ish-deputetin Mark Frrokun, pasi vendosi të ndahej nga ish-bashkëshorti, Alex, me të cilin ka edhe një vajzë, Viktoria.
Së fundmi, Rudina ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Njëra prej tyre kërkonte të dinte mendimin e aktores, se si ja ka dalë paragjykimeve si një nënë e divorcuar.
Rudina nuk ka hezituar t’i përgjigjet fanses së saj, ku ka ndarë eksperiencën e saj me të. Ndër të tjera ajo i tha ndjekëses se për burra nuk vuan kurrë, teksa e këshillon që burrin e ardhshmë mos ta marrë si i kaluari, por një shok.
“Nga eksperienca që kam është e kundërta. Vështirësitë që kalojmë na bëjnë të jemi më sexy dhe të parezistueshme. Vetëm për burrë nuk do vuash kurrë. Por mos e merr si atë që ke lënë. Merr një shok këtë herë. Gëzuar,” - shkruan Rudina Dembacaj.