Kim Kardashian dhe komediani i Saturday Night Live, Pete Davidson i kanë dhënë fund romancës së tyre pas nëntë muajsh lidhje.
Lajmin e kanë bërë me dije mediat amerikane duke cituar burime pranë çiftit.
“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre të punës e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje", tha një burim pranë çiftit.
Romanca e çiftit filloi kur Kim Kardashian, 41 vjeç, u bë moderatore për një natë e "Saturday Night Live" në tetor 2021.
Kardashian, e cila është në pritje të finalizimit të divorcit nga reperi Kanye West, nisi historinë e re të dashurisë me Davidson, 28 vjeç. Por duket se edhe pas ndarjes së tyre, nuk ka asnjë shans për ribashkim me reperin, me të cilin Kardashian ka katër fëmijë.