Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj i bashkohet në iso grupit lab të Kaninës

5 August 2022, 22:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj i bashkohet në iso grupit
Grupi i Kanines

Doktor Skënder Brataj është një nga emrat më të lakuar dy vitet e fundit, pasi pandemia e vuri në qendër të vëmendjes si drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës.

Jo rrallë mjek shqiptar që janë në spitale jashtë vendi e kanë cilësuar atë si “Messi” i ekipit të mjekëve.

Në fakt përpos mangësive që mund të shfaqen, Urgjenca nën drejtimin e tij ka pësuar një ndryshim drastik.

Por puna e tij e përditshme dhe shumë e vrullshme nuk e ka penguar atë që të zhvillojë dhe mbajë pasionet e tija.

Një prej tyre është kënga labe, duke qenë dhe se ai është nga Vlora.

Në një festival të zhvilluar pak ditë më parë në Vlorë, në grupin e Kaninës ishte i pranishëm edhe doktor Skënderi.

Ai shihet tek mban iso, ndërsa marrës është Piro Bregaj -raporton Vox News.

Nuk dihet nëse kjo ishte një pjesëmarrje spontane apo në Grupin e Kaninës do e shohim përherë edhe doktor Bratajn.

Në video shfaqet dhe bashkëshortja e tij doktoresha e njohur Ariana Rreli, që është duke filmuar këngën e grupit të Kaninës./Vox News





Video