Qytetari nga Borshi: Unë e kapa peshkaqenin e vogël, radha e Arben Krajës të bëjë detyrën (FOTOT)

5 August 2022, 22:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qytetari nga Borshi: Unë e kapa peshkaqenin e vogël, radha e Arben
Qyetari kap peshkaqen ne Borsh

Qytetari Kastriot Hajdini ka një jetë që lufton për pronat e familjes që ka në Borsh.

Ligji 7501 dhe makutëria e oligarkëve e kanë bërë që ai mos të gëzojë tokën që ka trashëgimi.

Nuk ka lënë shoqatë pronarësh dhe redaksi mediesh pa trokitur për të bërë prezent shqetësimin e tij.

Kishte shpresë se drejtësia e re do të vinte për mirë dhe për të.

Në media thoshte se tashmë do të shohim peshq të mëdhenj që do të kapen.

Por me sa duket dëshira e tij mbeti vetëm e tillë.

Ai nuk i ndahet Borshit edhe pse brenga që nuk gëzon dot pronën e tij vijon të jetë prezente.

Ditën e sotme ka kapur një peshkaqen, i cili në fakt nuk është si politikanët e Tiranës, por është i vërtet.

Këtë kënaqësi e ka ndarë dhe me gazetarin Artan Hoxha që e ka takuar rastësisht në plazh.

Në një reagim në rrjetet sociale ai thotë se: “Unë peshkaqenin e vogël e kapa, tani zonja Hajna dhe zoti Kraja të kapin peshkaqenët e mëdhenj ose të ikin me nder dhe t’u lënë vendin shqiptarëve të vërtetë”.

Hajdini i ka dërguar fotot për Vox News ku duket peshkaqeni 6.7 kg./Vox News



Video