Teksa babai i saj, Donald Trump, është duke garuar për një mandat të dytë si president i SHBA-së, Ivanka Trump ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi në Shqipëri.
Ajo raportohet se ndodhet me jahtin e saj luksoz në Qeparo, i cili ka qenë i parkuar që në orën 09:00 në atë zonë.
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner planifikojnë të kryejnë një investim prej 1 miliard dollarësh duke ndërtuar një mega-resort luksoz në ishullin e Sazanit.
Paratë që do të investohen në këtë resort, kanë shkaktuar shqetësim teksa mediat e huaja raportojnë se pas tyre qëndron një fond saudit.
Ivanka edhe më herët është shprehur e dashuruar me ishullin e Sazanit, e mesa duket ka mbërritur tashmë për ta parë edhe nga afër.
Qeveria shqiptare raportohet se është darkod në parim për t'ia dhuruar ishullin çiftit Trump-Kushner.