“Një herë tradhtar, gjithnjë tradhtar”, thumbi i hidhur i Trixës për Donaldin, por që u bë pishman

13 September 2022, 18:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Një herë tradhtar, gjithnjë tradhtar”, thumbi i
Beatrix dhe Donaldi

Beatrix Ramosaj ka thumbuar përsëri Donald Veshajn. Duket se Beatrix nuk ia fal “lojën” Donaldit, që e joshi brenda “Big Brother Vip” dhe pas mbarimit të spektaklit e braktisi menjëherë për Bora Zemanin.

Këngëtarja postoi në profilin e saj në rrjetin social ‘Tëitter’ një status ku shkruante për tradhtinë.

“Një kujtesë shoqërore për të gjithë. Një herë tradhtar, gjithnjë tradhtar”, shkruhej në status krahas një ‘gif-i’ të rrjetit social.

“Një herë tradhtar, gjithnjë tradhtar”, thumbi i

Duke pasur parasysh cfarë ka ndodhur kohët e fundit, kuptohet lehtësisht se ky status është një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Donald Veshajt. Kjo konfirmohet edhe nga fakti se këngëtarja është penduar dhe e ka fshirë statusin disa momente pas publikimit.

Nuk dihet arsyeja se pse këngëtarja ka vendosur ta fshijë, apo edhe publikojë, megjithatë kjo nuk është hera e parë që ajo thumbon ish-partnerin e saj Donald Veshajn.

Romanca e këtij të fundit me Beatrix Ramosajn u zhvillua në sy të publikut pasi dyshja nisën lidhjen e tyre brenda “Big Brother Vip”, të monitoruar nga qindra kamera. Në atë kohë lidhja e Beatrix me Donaldin u cilësua gjerësisht nga ndjekës dhe fansa si “tradhti” e aktorit ndaj moderatores Bora Zemani.


Video