Kim Kardashian ka zbuluar se çfarë e nxiti vërtet që të kërkonte divorcin nga Kanye West pas tetë viteve martesë. Në një intervistë të fundit, ajo tha se marrëdhënia e tyre ishte “toksike” herë pas here.
“Kishte shumë gjëra me të cilat nuk isha dakord. Nuk më pëlqente ndjesia e dikujt që fliste keq për fëmijët e mi, gjyshen, tezet, gjithë këto ndjenja. Nëse dikush ndihet ashtu, nuk duhet të jenë bashkë. Duke nxjerrë shumë gjëra personale”, tha ajo duke iu referuar momentit kur reperi zbuloi se Kim kishte menduar që të abortonte në shtatzëninë e parë.
Themeluesja e Skims tha se “nuk ndihej emocionalisht dhe financiarisht e sigurt” e kjo e bëri që të kishte dyzime për martesën.

Duke hyrë më në detaje ajo tha se “vinte në shtëpi dhe gjente pesë Lamborghini” dhe ditën tjetër “do të ishin zhdukur kur ai ishte duke kaluar një episod”. 44-vjeçarja tha se “ua jepte miqve të tij”.
“Ti s’e di kurrë se çfarë do të shohësh kur të zgjohesh dhe kjo është ndjesi shumë e sikletshme. Mungesa e qëndrueshmërisë ishte problem i madh”, u shpreh ajo.
Më tej, zbuloi edhe frikën se pas divorcit, mund të përjashtohej nga bota e modës dhe artit me të cilën ai e kishte njohur. Megjithatë, “disa nga projektet e saj më të mëdha erdhën pas atij vendimi.”
Kim tha se “nuk pendohet” dhe më pas vlerësoi faktin që ka katër fëmijë. Divorci ishte një arsye për t’u dhënë edhe atyre një shembull.

“Kur preket shëndeti im mendor dhe unë s’mundem të prindëroj siç duhet, të jem e pranishme apo e përkushtuar, dikush duhet të jetë. Duhet të kujdesesha për veten që të isha një nënë më e mirë dhe mendoj se kur të gjithë të rriten pak, do ta shohin dhe kuptojnë”, tha ajo.
Ndarja e çiftit është treguar në “Keeping Up Wth the Kardashians”, por edhe në dokumentarin e Kanye, “In Whose Name?”
Në një episod, Kim shpërthen në lot kur ai i thotë se nuk i merrte më ilaçet. 48-vjeçari është diagnostikuar me çrregullim bipolar, por më vonë tha se kishte spektrin e autizmit.