Kush hoqi kë nga Instagrami? Kiara: "Nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve!" Dojna i përgjigjet duke publikuar mesazhet private

15 Tetor 2025, 14:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka reaguar publikisht pas deklaratës së Dojna Memës, e cila disa ditë më parë tha se Kiara e kishte hequr nga “followers” në Instagram pa asnjë arsye. Në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Dojna kishte shprehur habinë e saj për këtë veprim, duke thënë:

“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot.”

Edhe pse nuk e zgjeroi komentimin, fjalët e saj lanë të kuptohej se mes dy moderatoreve dikur kishte ndodhur një ftohje.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, Kiara Tito vendosi të sqarojë situatën dhe t’i japë fund zërave që qarkullojnë prej ditësh në rrjete sociale.

“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave,” – u shpreh Kiara.

Ajo shtoi më tej se shpesh është sulmuar pa të drejtë në media, por nuk ka dashur të viktimizohet apo të ndërtojë vëmendje mbi konfliktet me të tjerët:

“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”

Pas kësaj, Dojna Mema ka reaguar në Instastory me një postim. Ajo ka publikuar një bisedë private në WhatsApp ku i thuhet nga motra e saj “Hiqe Kiara Titon”, ndërsa më pas ka ndarë një mesazh të gjatë duke theksuar se gjithmonë i jep përgjigje të drejtpërdrejta çdo pyetjeje, qoftë edhe para kamerave.

“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm k?llqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë,” – shkruan ajo, duke publikuar dhe mesazhin me motrën, aty ku thotë; Unë as nuk fola keq për të’

Duket se Dojna ka zgjedhur ta mbyllë këtu këtë debat publik, duke mos dashur ta zgjasë më tej çështjen me Kiara Titon.

Ky debat vjen pasi Dojna Mema rrefeu te ‘Mirëmbrëma Yje’ se Kiara e ka hequr nga Instagrami. Ndërkohë, kjo e fundit, teksa ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në ‘Goca dhe Gra’, tha se ishte Dojna ajo e cila e ka hequr nga rrjeti social.

Kush hoqi kë nga Instagrami? Kiara: "Nuk bëj karrierë me


Video