Zbulohet ylli i lashtë më i pastër në univers

14 Tetor 2025, 18:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustrim

Zbulohet një yll primitiv dhe plotësisht i ndryshëm në përbërje. Sipas astronomëve, jo të gjithë yjet janë njësoj.

Pas Big Bang-ut dhe nisjes së krijimit të Universit, vetëm dy elementë ishin të pranishëm: heliumi dhe hidrogjeni. Me anë të shpërthimeve bërthamore dhe me kalimin e miliarda viteve, përbërja e tyre është pasuruar me elementë të tjerë më të rëndë, kryesisht metale, sikurse është përbërja aktuale e bërthamës së yjeve.

Mirëpo ky yll duket se vijon të ketë në përbërjen e tij vetëm dy elementët e parë, duke qenë plotësisht i pastër nga çfarëdo metali, çka do të thotë se vijon të ekzistojë nga kohërat më të hershme të Universit.

Mendohet se ka qenë pjesë e galaktikës së Magelanit, që është një satelit i Rrugës së Qumështit, e me kalimin e kohërave është spostuar dhe pozicionuar brenda galaktikës sonë.

Ylli J0715-7334 është klasifikuar si një gjigant i kuq, lindur nga yjet e gjeneratës së hershme pas Big Bang-ut, dhe nuk ka as prani minimale të karbonit në brendësi të tij, çka e bën të klasifikohet si plotësisht i pastër dhe i pakontaminuar.

Gjithashtu, nuk ka marrë elementë të tjerë nga mjedisi rrethues, pasi është i pozicionuar në kufijtë e galaktikës sonë, në një zonë të mbrojtur dhe të izoluar kozmike.


Video