FOTO+VIDEO/ “Flas dy gjuhë: shqip dhe atë të Kosovës”, çfarë donte të thoshte Brikena Selmani, “MISSI-i HOT” që po çmend Tajlandën?!

13 Tetor 2025, 13:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konkurentja e Miss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani

Brikena Selmani, konkurente e Miss Grand Kosovo 2025, ka tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë shqiptar dhe është bërë shumë virale në rrjetet sociale, pas një momenti të veçantë gjatë një interviste për garën ndërkombëtare të bukurisë.

Gjatë prezantimit të saj, bukuroshja u shpreh se flet gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe, duke i përshkruar si dy gjuhë të ndryshme.

Kjo deklaratë u shpërnda shpejt në platforma si Instagram dhe TikTok, duke u bërë virale brenda pak orësh.

Komentet e ndjekësve ishin të përziera. Disa e morën me humor, si diçka e shkaktuar nga emocionet e momentit, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e interpretuar si mungesë njohurie ose si një deklaratë të qëllimshme.


Megjithatë, shumë mbrojtën Brikenën, duke theksuar se mund të jetë hutuar për shkak të presionit të skenës ndërkombëtare dhe kamerave.


Pavarësisht diskutimeve, Miss Grand Kosovo 2025 vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, duke dëshmuar se çdo dalje e saj bëhet menjëherë e komentuar dhe virale.



Video