Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, një video ku Jozi i kërkonte Stresit ta puthte, u bë virale në rrjet dhe krijoi përshtypjen se mes tyre ishte shuar çdo mosmarrëveshje.
Megjithatë, gjatë intervistës në “Kosovë Show”, Jozi mohoi që video të lidhej me një raport shoqëror, duke treguar se mes tyre ekzistonte një “lidhje tjetër”.
Ai e përshkroi Stresin si një “djalë të mirë”, por theksoi se gabimet dhe tensionet e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA”-së duhej të sqaroheshin.
"Djali është artist, është djalë i mirë. Patjetër, si çdo njeri gabon, po nuk është mirë të gabosh me mua”, tha Jozi në një intervistë për "Kosova Show", duke nxjerrë komplet jashtë loje deklaratën e mëhershme të Stresit, i cili, për rikujtesë, tha se bëhej fjalë për një rreng dhe dyshja shumë shpejt do të bënin një këngë.
Por reagimi i Stresit nuk vonoi. Reperi publikoi në Instastory një mesazh të ashpër provokues, ku dukej si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Jozit: “Këdo që kam puth në jet s’kam lon pa e q… Ndoshta ka shku javë, muj, dy a tre… po pa e q… s’e kom lon.”
