Jozi ndez sërish xixat: Puthja me Stresin s'ishte aspak miqësore! Nuk është mirë të gabosh me mua...

11 Tetor 2025, 16:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jozi dhe Stresi

Jozi ka dhënë një intervistë për "Kosova Show", ku foli për herë të parë për videon virale ku Stresi i jep një puthje në faqe, sipas "urdhrit" të tjetrit.

Ndonëse Stresi atëherë tha se dyshja i kishin mirë raportet dhe madje do bënin një bashkëpunim muzikor së shpejti, Jozi ka një tjetër variant të historisë:

"Djali është artist, është djalë i mirë. Patjetër, si çdo njeri gabon, po nuk është mirë të gabosh me mua."

Gabimi me sa duket ka të bëjë me kundërshtinë e hapur që ka shprehur Stresi ndaj Jozit, ndërkohë që ky i fundit ishte në Big Brother:

"Unë nuk kam kurrë qëllim të arrij diçka duke hedhur baltë mbi imazhin tënd. Unë jam një njeri që nuk i harroj gjërat, qofshin të mira, qofshin të këqija."

Më tej, Jozi tregoi se s'kishte asnjë lloj bashkëpunimi muzikor mes të dyve dhe shtoi:

"Secili nga këta pseudoartistët që ka marrë guximin të nxjerrë imazhin e vet, herët e vonë, me dënimin do përballet."

Gjithsesi, i pyetur nga moderatori, Jozi u shpreh kundër dhunës. Pyetjes a e ka mik Stresin preferoi mos t'i përgjigjej, por besojmë se e marrim me mend vetë të vërtetën.


Video