Historia e pabesueshme ish-ushtarit amerikan që grabiti mbi 40 restorante, shfaqet premiera e filmit “Roofman”

15 Tetor 2025, 20:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Channing Tatum dhe Kirsten Dunst gjate nje skene te filmit

Aktori i njohur amerikan Channing Tatum dhe regjisor Derek Cianfrance prezantuan në Festivalin e Filmit në Londër komedinë dramatike “Roofman”.

Ylli i Hollivudit, Channing Tatum, transformohet në një kriminel të butë dhe qesharak.

Filmi, i bazuar në histori të vërtetë, rrëfen jetën e Jeffrey Manchester, një ish-ushtar amerikan që u bë i njohur si Roofman pasi grabiti mbi 40 restorante duke hyrë nga çatia.

Pas dënimit me 45 vjet burg, ai arrin të arratiset dhe fshihet për muaj të tërë në një dyqan lodrash, ku nis një histori dashurie me Leigh, të interpretuar nga aktorja Kirsten Dunst.

“Isha vetëm dy vendime larg që të bëhesha si Jeff. Filmi flet për empatinë dhe natyrën njerëzore, për mënyrën si ndonjëherë nuk dimë si t’i shmangemi vetes“, tha Channing Tatum

“Historia është e pabesueshme, por pothuajse çdo gjë është e vërtetë. Fola me familjarë, policë dhe madje me gjyqtarin që e dënoi. Të gjithë e konfirmuan”, tha Derek Cianfrance.

Aktorja Kirsten Dunst tha se e pranoi menjëherë rolin për shkak të dëshirës për të punuar me Cianfrance dhe për të treguar një histori dashurie dhe faljeje të jashtëzakonshme.

Filmi “Roofman” është shfaqur në kinematë amerikane dhe pritet të dalë në të gjithë botën në fund të tetorit.

 


Video