"Më kan ba dhandër në Lushnjë"/ Luizi e përshëndeti në mes të koncertit në ShBA, ja reagimi i Kiarës

12 June 2023, 17:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më kan ba dhandër në Lushnjë"/ Luizi e
Luizi dhe Kiara

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli po shijon famën pas "Big Brother Vip" dhe prej datës 9 Qershor është duke dhënë koncerte në disa prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, teksa ai ndodhet në Amerikë, partnerja e tij, Kiara Tito ndodhet në Turqi ku po xhirohet programi "Kepi i VIP-ave" dhe ajo do të jetë moderatore. Çifti prej disa ditësh ndodhen shumë larg njëri-tjetrit.

Në koncertin e tij të fundit, Luizi teksa bashkëbisedonte me publikun, i dërgoi një përshëndetje Kiarës, duke u shprehur se e dinte që videot e tyre do të shpërndaheshin e ajo do ta shikonte këtë moment.

Më pas, ai filloi të performojë këngën "Me ty" që i ka dedikuar asaj, ndërsa publiku shpërtheu në brohorima.

Sigurisht që kjo video shkoi deri tek Kiara, e cila e ka shpërndarë në “Instastory” duke etiketuar partnerin dhe krahas emrit të tij i ka vendosur një zemër të kuqe.


"Më kan ba dhandër në Lushnjë"/ Luizi e


Video