"Mbipeshë", fansat kritikojnë Georgina Rodriguez, e motra i del në krah: Sapo ka lindur... (fotot)

9 Korrik 2022, 13:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Cristiano Ronaldo vendosi të mos i bashkohet Man.United në fazën përgatitore duke vijuar pushimet me familjen e tij të madhe. CR7 dhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez edhe këtë herë kanë pushtuar faqet e mediave, të gjithë në garë për të “peshkuar” imazhe nga pushimet e tyre.

Ndryshe nga herët e tjera, bukuroshja ka rënë pre e komenteve negative pas foto të fundit ku dukshëm shijet mbi peshë. Fansat nuk kanë nguruar t’ia vënë në pah por ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak motrës së saj, Ivana Rodriguez:

“E bukura motra ime. Falënderoj të gjitha ato gra që po të mbështesin në këto momente. Jo të gjitha janë të afta të vihen në pozitat e dikujt tjetër. Ajo sapo ka lindur. Është natyrale, fotot nuk kanë asnjë filtër”, shkruan motra e Georgina Rodriguez.

Video