Kjo është simptoma e panjohur e atakut në zemër

9 July 2022, 10:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kjo është simptoma e panjohur e atakut në zemër

Shumica e njerëzve sëmundjet e zemrës i lidhin me ndonjë simptomë më të dukshme në këmbë dhe shputa, kjo në fjalorin e mjekësisë quhet edemë periferike.

Ndaj tregohuni të kujdesshëm nëse vëreni enjtje në këmbë.

Më lehtë dallohen atëherë kur pas heqjes së çorapeve mbeten gjurmë të theksuara në nyja, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ënjtja mund të jetë shenjë e problemeve me zemrën, kur zemra nuk pompon gjak sa duhet, lëngu nga enët e gjakut mund të rrjedhë në indet përreth dhe të çojë në ënjtje.

Edemat shfaqen lehtë në këmbë dhe shputa të këmbëve, në kyçet e këmbëve, për shkak të gravitacionit. 

Është me rëndësi të theksohet që shumica e njerëzve të cilët kanë edemë periferikë nuk kanë sëmundje të zemrës, ndonëse është e rëndësishme të bëhen teste mjekësore, sepse kjo mund të jetë shenjë e problemeve të zemrës.

Për shembull, është e zakonshme të keni këmbë të ënjtura gjatë shtatzënisë ose ënjtje të duarve dhe këmbëve gjatë një fluturimi me aeroplan. Por, problemet e vazhdueshme me enjtjen e tyre mund të jenë një shenjë se zemra juaj nuk po funksionon siç duhet, thonë ekspertët.

Si një nga shkaqet më serioze të edemës periferike, ata përmendin dështimin kongjestiv të zemrës, domethënë një gjendje kur zemra është shumë e dobët për të pompuar gjakun me efikasitet.


Video