
Aktori i The Sopranos, Tony Sirico ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhënë familja e tij, e cila njofton se Tnoy Sirico ka ndërruar jetë mëngjesin e së premtes. Aktori u shfaq në të gjashtë sezonet e The Sopranos, bashkë me James Gandolfini dhe Edie Falco.
Sirico gjithashtu luajti në filma dhe shfaqje të tjera gangsterësh, duke përfshirë Lilyhammer, A Bronx Tale dhe Goodfellas. Vëllai i tij Robert Sirico falënderoi fansat për ngushëllimet e tyre dhe kërkoi privatësi pas lajmit.
“Me pikëllim të madh, por me krenari të pabesueshme, dashuri dhe shumë kujtime të bukura, familja e Gennaro Anthony ‘Tony’ Sirico dëshiron t’ju informojë për vdekjen e tij në mëngjesin e 8 korrikut 2022″, thuhet në deklaratë.
Sirico ka lënë pas dy fëmijët e tij, Joanne Sirico Bello dhe Richard Sirico, nipërit, vëllezërit e motrat, mbesat, nipërit dhe shumë të afërm të tjerë.
Tony Sirico lindi më 29 korrik 1942 në Nju Jork dhe para se t’i futej aktrimit dhe të merrte pjesë në disa nga filmat më të ndjekur të kohës, dënua për disa krime dhe u arrestua më shumë se 20 herë. Ishte e kaluara e tij që ndikoi në karrierën e aktrimit dhe e bëri atë të njohur për portretizimin e personazheve të pakëndshëm në filma.